Gjendet një mjet shpërthyes në Fushë Kosovë
14.4.2021 - 14:06
Një mjet shpërthyes është gjetur sot në Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 11:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, është gjet një mjet i dyshuar shpërthyes. I njëjti në mënyrë të kontrolluar është shpërthyer nga njësitet kompetente”, thuhet në përgjigjen e saj.
Sipas Ahmetit, me rastin i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, po merren njësitet nga stacioni i Fushë Kosovës.