Foto: Ilustrim

Gjendet një fëmijë i vdekur në Fushë-Kosovë

Një fëmijë është gjetur i vdekur sot pasdite në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

Policia rreth orës 17:30 ka pranuar një informatë sipas të cilës në afërsi të një ndërtese, në rr. “Xhemajl Mustafa”, në Fushë-Kosovë, ndodhet një person i shtrirë.

“Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, i gjinisë mashkullore, i moshës së mitur”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënëses, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.