Gjendet drogë në Burgun e Dubravës

74 gramë drogë të llojit marihuanë është gjetur brenda hapësirave të Burgut të Dubravës.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse është identifikuar se kush po e posedonte marihuanën.

Në raportin policor thuhet se janë gjetur tri paketime.

Rasti sipas Policisë është duke u hetuar.