Foto-ilustrim

Gjashtë të arrestuar në Podujevë për skema piramidale e bixhoz

Të shtunën, njësitet policore te Podujevës, të mbështetur nga Njësiti për reagim te shpejtë, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në tri lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në këtë operacion janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Gjate këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 13 shtëpiza kompjuteri, 5 printerë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kalojë në institucionet kompetente, thuhet në komunikatën e Policisë.