Arkiv - Gjykimi për vrasjen e Arlind Hanës - Foto: KALLXO.com

Gjakovë - Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Arlind Hanës

Seanca ndaj Esat Bajramit, i akuzuarit për vrasjen e Arlind Hanës, është shtyrë për datën 27 shkurt.

Shkak i shtyerjes së seancës ishte kërkesa e mbrojtësve të të akuzuarit, avokatëve Besnik Berisha dhe Teki Bokshi, me arsyetimin që të negociojnë për një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Gjykatësi i rastit Mentor Bajraktari, ka caktuar 27 shkurtin, në mënyrë që palët të kenë kohë për një marrëveshje të mundshme.

Kjo është hera e tretë që po shtyhet ky gjykim.

Kërkohet ekspertizë e re e psikiatrisë në gjykimin e Esat Bajramit për vrasjen e 30 vjeçarit

Një seancë ishte shtyrë me kërkesa të palëve, e tjetra për shkak të konferencës vjetore të prokurorëve.

Gjykimi për vrasjen e Arlind Hanës, shtyhet seanca

Esat Bajrami, po akuzohet nga Prokuroria e Gjakovës se më 1 nëntor të vitit 2017, në qebaptoren “Toni Burger” në Gjakovë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Arlind Hanën, 30 vjeç.

Ky rast është kthyer në rigjykim nga gjykata e Apelit, në gjykatën e Gjakovës, pasi që i akuzuari ishte dënuar me 18 vite burgim për vrasje e armëmbajtje pa leje.

Në aktvendimin e gjykatës së Apelit thuhet se gjykata e Gjakovës në rigjykimin e këtij rasti duhet të vërtetojë nëse vepra penale është kryer në gjendje të efektit të tronditjes së rëndë mendore, apo i akuzuari i ka kuptuar veprimet e tija në kohën e kryerjes së veprës penale.

Gjakovë, 18 vjet burgim për vrasjen e Arlind Hanës

Në aktakuzë thuhet se për shkak të një mosmarrëveshje që e kishin i ndjeri më të pandehurin, për shkak të motrës së tij të mitur, i pandehuri kishte hyrë në qebaptore dhe kishte pritur derisa të largohen të gjithë klientët.

Prokuroria: Mosmarrveshja për motrën e mitur i parapriu vrasjes së 30 vjeçarit në Gjakovë

Esat Bajrami ishte deklaruar i pafajshëm para gjykatësit Nikollë Komani.

I akuzuari për vrasje: Më vjen keq për rastin, e kam kryer pa dashje

Në një nga seancat e mbajtura në gjykatën e Gjakovës, kishte dëshmuar edhe motra e tij e mitur E.B.

Motra e të akuzuarit për vrasje thotë se është ngacmuar vazhdimisht nga i ndjeri

Ndaj tij ishte kërkuar që të bëhej edhe një ekspertizë psikiatrike.

Kërkohet ekspertizë e re e psikiatrisë në gjykimin e Esat Bajramit për vrasjen e 30 vjeçarit