Gjakovë- Shtyhet gjykimi për grabitje

 

Katër të akuzuarit për grabitjen e 2500 eurove, janë sjellë të prangosur sot para Gjykatës së Gjakovës.

Të pandehurit Genti Vatnikaj, Simon Pnishi, Jonson Pnishi dhe Bernard Nikollbibaj, duke vepruar në bashkëkryerje dyshohen se kanë grabitur shumën prej 2,500 euro, të dëmtuarit Rron Krasniqi.

Paraprakisht, prokurori Ramiz Buzhala, propozoi që seanca e sotme të shtyhet me qëllim që fillimisht personi Hamit Beka, pasi është gjetur të merret në pyetje si dëshmitar.

Kujtojmë se në këtë rast ende nuk është gjetur nga policia personi me emrin Dritëro.

Poashtu, i akuzuari Simon Pnishi nuk kishte avokat sepse ish-avokati i tij Prek Kola kishte revokuar autorizimin.

Më pas avokati Asdren Hoxha i cili përfaqëson palën e dëmtuar, kërkoj që nga gjykata që herën tjetër si sigurohej një vend ku t`i shpalos dokumentet e tij.

“Kërkoj që seancën e radhës të kem një hapësirë ku t`i shpalos dokumentet e mia, e jo në vend timin afër prokurorit të ulet praktikanti”, tha avokati Asdren Hoxha.

Pasi që sot nuk u plotësuan kushtet për gjykim, trupi gjykues caktoj datën 13 nëntor.

Seancën e kaluar kishte dëshmuar një dëshmitar.

 

Të arrestuarit për grabitje sillen të prangosur para Gjykatës

 

Sipas aktakuzës, më 14 maj 2019, dyshohet se pasi që janë marrë vesh mes vete, katër te akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes, ku i dëmtuari Rron Krasniqi me qëllim të blerjes së narkotikëve, kishte hipur në veturën e tipit Renault, ku aty kanë qenë katër të akuzuarit dhe janë nisur në drejtim të Shkugzës.

Aktakuza thotë se i pandehuri Gent Vatnikaj, ia kishte vendosur revolen në bark dhe ia kishte marrë 2500 euro, duke e lënë të dëmtuarin Rron Krasniqi në rrugë.

Lidhur më këtë rast Prokuroria në maj të këtij viti kishte kërkuar paraburgimin e tyre.

 

Të arrestuarit për grabitje sillen të prangosur para Gjykatës

 

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu ngarkohet.

 

Gjakovë- Prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër personave për grabitje

.