Gjakovë, refuzohet kërkesa për hudhje të akuzës për kanosjes

Miftar Guniqi, i akuzuari për kanosjen e Elvis Bytyqit dhe armëmbajtje pa leje, kërkoi nga gjykata që aktakuza e kanosjes e ngritur ndaj tij nga Prokuroria, të hudhet poshtë.

Mirëpo, një kërkesë të tillë e refuzoi gjykatësi i rastit Nikollë Komani.

Miftar Guniqi, kishte pranuar vetëm veprën penale të armëmbajtjes pa leje, ndërsa atë të kanosjes e kishte mohuar.

Sipas aktakuzës, në tetor të vitit 2018 në Malishevë, i akuzuari Miftar Guniqi kishte qenë duke u fjalosur me axhën e të dëmtuarit Elvis Bytyqi. Më pas, i dëmtuari Bytyqi kishte dalë dhe i ishte drejtuar të akuzuarit me fjalët “ Baci Tal çka ki që po bërtet”, ndërsa i akuzuari duke e mbajtur dorën në brez, i është përgjigjur me fjalët “pritni tash se po u qëndisi”.

Aktakuza shpjegon se i akuzuari të njëjtën ditë kishte mbajtur një pistoletë pa leje të tipit “Voltran Mini” bashkë me një karikator dhe e njëjta i është sekuestruar nga Policia e Malishevës.