Gjakovë, qeni hëngri pulën, arrestohet pronari

Një rast interesant ka ndodhur në fshatin Sopot të Gjakovës.

Atje, Policia ka arrestuar dy persona.

I dyshuari i parë është arrestuar pasi ia kishte vrarë qenin të dyshuarit të dytë, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ishte përkujdesur për qenin pasi i kishte ngrënë një pulë të dyshuarit të parë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si shkrepje e armës / moskujdes ndaj kafshëve.