Foto: Kallxo.com

Gjakovë- Qan në gjykatë dhe tregon si e blen drogën afër spitalit

Në rastin ku Veton Bakija po akuzohet për posedim të drogës, ndërsa Faton Osmanaj për blerje e shitje të drogës, në shqyrtimin gjyqësor të sotëm nuk kishte asnjë dëshmitar.

I akuzuari Faton Osmanaj prapë theksoi që nuk e pranon fajësinë për shitje të drogës, duke thënë që nuk ia kishte shitur heroinën Vetonit, por vetëm ia kishte dhënë në shenjë miqësie.

Faton Osmanaj në mbrojtjen e tij tha se drogën e kishte për konsumim personal, e jo për shitje.

“Unë Vetonin e kam njoftuar te doktori Ilir Grezda dhe pjesën time të narkotikut ja kam dhënë Vetonit sepse më ka thënë që ishte shumë keq. Unë nuk ja kam lyp 10 euro, ai vet mi ka dhënë”, deklaroi Faton Osmanaj.

“Qeset i blejmë afër spitalit prej njerëzve të ndryshëm, ato i blejmë nga 10 euro një qese dhe disa prej qeseve të konsumuara policia mi kanë gjetur në kulm të shtëpisë, sepse që 6 vite jam konsumues”, deklaroi ai.

Faton Osmanaj duke qajtur pranë gjykatores së Gjakovës, tregoi që blerësit i ka gjetur nga pacientët e doktorit Ilir Grezda.

Ndërsa i akuzuari tjetër Veton Bakija, tregoi se ia kishte dhënë 10 euro për qesen e heroinës që kishte marrë nga Fatoni.

Veton Bakija, duke pranuar sërish fajin, tregoi se është konsumues i drogës.

“Është hera e dytë që Vetoni ma ka bo qaren sepse isha shumë keq, isha në krizë sepse s’kisha marrë terapinë”, deklaroi Veton Bakija.

“Ne furnizohemi te fshati Shpenadi në Prizren, nga një person që nuk e njoh”, deklaroi Bakija.

Ai tha se ka 11 vite që është konsumues i narkotikut.

Ndërkaq të dy pranuan që janë pacientë pranë spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, te doktori Ilir Grezda.

Seanca e radhës për dhënien e fjalës përfundimtare u caktua për datën 30 gusht.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Seanca e kaluar kishte dështuar për shkak të mungesës së prokurorit.

Gjakovë: Pranon fajësinë për drogë, gjykata e refuzon

Në seancën e kaluar, Veton Bakija ishte deklaruar i fajshëm, ndërsa Faton Osmanaj nuk e kishte pranuar fajësinë dhe kishte thënë se është duke u shëruar për varësinë qe ka ndaj narkotikut.

Gjakovë: Pranon fajësinë për drogë, gjykata e refuzon

Sipas aktakuzës, Faton Osmanaj në shkurt të këtij viti në afërsi të shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, ishte zënë nga zyrtarët policor duke i japur Veton Bakijes 0.46gram “heroinë”, në vlerë prej 10 euro.

Ndërsa Veton Bakijes, gjatë bastisjes nga policët, në gjepin e djathtë të pantallonave i është gjetur sasia e njëjtë e heroinës e blerë nga Faton Osmanaj- thuhet në aktakuzë.