Ilustrim

Gjakovë - Pranime faji e dënime me gjoba për armëmbajtje pa leje

Kohëve të fundit në rajonin e Gjakovës ka pasur shumë raste të veprës penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Disa prej tyre që kanë pranuar fajësinë, janë dënuar sot nga ana e gjykatës së Gjakovës.

Të akuzuarit Arben Morina, në shtëpinë e tij i është gjetur një pushkë e gjatë M48, 104 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një predhë fisheku.

Ai është dënuar me 800 euro gjobë, të cilën duhet ta paguaj për 15 ditë.

I akuzuari Fadil Thaqi, është dënuar me 1 mijë e 800 euro gjobë.

Në shtëpinë e tij i janë gjetur dy armë të gjata automatike me një karikator pa municion dhe një armë A47 me dy karikatorë pa municion.

Edhe i akuzuari tjetër Faton Thaqi, është dënuar me gjobë prej  1 mijë e 600 euro, të cilën duhet ta paguaj në afat prej 30 ditësh.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ia kishte gjetur një armë automatike AK 47 me një karikator pa fishek, një pistoletë  TT me një karikator, 8 fishekë dhe një sprej.

Të njëjtat armë, janë sekuestruar nga ana e Policisë.