Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjakovë, paraburgim të dyshuarit për dhunim ndaj të miturës

Gjykata e Gjakovës njofton se pas kërkesës së Prokurorisë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit P.Rr., të dyshuar për veprën penale të dhunimit.

“Më 11 maj 2020 rreth orës 11:30 në Gjakovë, me presion ka kryer akt seksual-oral me të miturën-dëmtuarën nën moshën gjashtëmbëdhjetë 16 vjet”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Gjakovës.

P.Rr., do të qëndrojë deri më 11 qershor 2020 në paraburgim për veprën e dhunimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjakovë, arrestohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën në këmbim të parave