Ilustrim

Gjakovë – I dyshuari për vjedhje e kafshon zyrtarin e Policisë

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, njofton se ka ndodhur një sulm ndaj dy zyrtarëve policorë.

Ajo tha se personi I. B., i cili i ka sulmuar zyrtarët, dyshohej për vjedhje.

“Derisa zyrtarët policorë ishin duke e arrestuar personin I. B., i lindur me 1999 i komunitetit rom, i dyshuar për vjedhje, i njëjti ka bërë rezistencë dhe ka sulmuar të dy zyrtarët. Njërin e ka sulmuar në sy e tjetrin e ka kafshuar”, tha Podrimaj.