Foto: KALLXO.com

Gjakovë, gjykimi për rrahjen shkaku i një konkursi

Gjykimi i Musë Gjergjajt, i akuzuar për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj Kujtim Zararit, është shtyrë me kërkesën e të akuzuarit.

“Kërkoj nga Gjykata që seanca e sotme të shtyhet për shkak se avokati im Meshari Selimaj nuk ka pasur mundësi të vijë për shkak të disa obligimeve familjare”, tha Gjergjaj në Gjykatën e Gjakovës.

Një gjë të tillë nuk e kundërshtoi as prokurori Armend Zenelaj, e as avokati i palës së dëmtuar Korab Bokshi.

Ndërsa gjykatësja Diana Sina caktoi datën 11 tetor për seancën e radhës.

Sipas aktakuzës, në qershor të vitit 2017, në QKMF në Gjakovë, i akuzuari Musë Gjergjaj i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Kujtim Zarari.

Aktakuza shpjegon se fillimisht ata janë fjalosur mes vete për konkursin e atëhershëm për kryeshef, e më pas i akuzuari Musë Gjergjaj e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarin Kujtim Zarari.

Duke e kapur për fyti e goditur me grushte në fytyrë, Kujtim Zarari alivanoset, thuhet në aktakuzë.

Kallxo.com kishte raportuar për përleshjen e këtyre personave.

Sulmohet Fizikisht Drejtori i QKMF-së në Gjakovë

Më pas, ishin mbajtur edhe seanca kur Kujtim Zarari kishte qenë i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndërsa Musa Gjergjaj i dëmtuar.

https://kallxo.com/shkurt/gjykata-vendosi-per-drejtorin-e-akuzuar-te-qkmf-se-se-gjakoves/

www.kallxo.com