Ilustrim

Gjakovë, e dyshuara për vdekjen e babit të saj, do të dërgohet në Institutin e Kujdesit Shëndetësor në Shtime

T. R., e dyshuara për vdekjen e babait të saj M. R., do të dërgohet në Qendrën për Integrim, rehabilitim dhe risocializim të të sëmurëve kronik psikiatrik në Shtime.

E njëjta është diagnostifikuar me çrregullim mendor të quajtur ‘Skizofreni Paranoide’.

Në muajin maj 2020, babai i saj 87 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete.

Gjakovë, gjendet i vdekur një person, dyshohet se e ka vrarë e bija

Sipas Policisë, 87 vjeçari ishte gjetur në shtëpinë e tij nga kujdestarja familjare, e për të cilin Prokuroria pretendon se vajza e tij ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Për të njëjtën, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Gjakovës kishte lëshuar urdhëresë  për ekzaminim psikiatrik.

Derisa ishte bërë ky ekzaminim psikiatrik, ajo kishte qëndruar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Në seancën dëgjimore të mbajtur gjatë ditës së djeshme, T. R., nuk kishte qenë e aftë të përballet me gjykimet e as ta përcjellë atë.

Në këtë seanë, ishte ftuar ekspertja e psikiatrisë Valbone Blakaj- Ramadani, për të dhënë raportin e bërë nga ana e tre ekspertëve psikiatër.

Grupi i ekspertëve kanë vlerësuar se në momentin e veprës penale për të cilën dyshohet T. R., kanë pasur të bëjnë me një përkeqësim serioz të sëmundjes bazë me nivel të rëndë të psiko-patologjisë, që do të thotë se aftësia e saj mendore për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e përjashtuar.

Edhe prokurori i rastit Ramiz Buzhala, pas raportit psikiatrik, i kishte propozuar gjykatës që ndaj T. R., ta vendosë në Institutin e Kujdesit Shëndetësor në Shtime.

Një propozim të tillë e kishte përkrahuar edhe mbrojtësi i saj avokati Meshari Selimaj.

KALLXO.com në muajin maj kishte raportuar për këtë rast.

Pasi që M. R., ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, e dyshuara T. R., ishte dërguar menjëherë në rapartin psikiatrik, në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.

Sipas Policisë, e njëjta ishte e dyshuara kryesore.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabrije Vokshi” në Gjakovë, ku M.R., i lindur më 1993 është gjetur pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili kishte lëndime në kokë dhe dorë. Përveq tij lëndime kishte edhe vajza dhe për këtë arsye ekziston dyshimi i arsyeshëm se vrasëse potenciale mund të jetë vajza”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj.

Gjakovë, gjendet i vdekur një person, dyshohet se e ka vrarë e bija