Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjakovë: Caktohet paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e babait

Gjykata në Gjakovë i ka caktuar sot masën e paraburgimit të dyshuarës me inicialet T.R.

Ajo dyshohet për vrasjen e babait të saj, M.R., më 21 maj.

Gjykata gjithashtu ka vendosur që e pandehura të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë për ekzaminim të detyrueshëm psikiatrik.

Caktimi i masës së paraburgimit është vendosu pas mbajtjes së seancës dëgjimore në të cilin kishin marrë pjesë prokurori i çështjes Ramiz Buzhala dhe avokati Meshari Selimaj, ndërsa e pandehura nuk kishte mundur të merrte pjesë në seancë pasi nuk do të mund ta përballonte seancën, sipas psikiatrit Zef Komani.

Prokurori i rastit, Ramiz Buzhala, kishte kërkuar nga gjykata që të caktonte masën e paraburgimit duke marrë parasysh peshën e veprës penale, faktin që e pandehura me viktimën ishte në raport familjar baba e bijë dhe faktin se e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës para vrasjes.

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit duke marrë parasysh faktin se nëse e pandehura gjendet në liri do të rrezikonte fillimisht jetën e familjarëve të saj e edhe të qytetarëve të tjerë me të cilët mund të bie në kontakt.

Sipas vendimit, avokati Meshari Selimaj ka mbështetur kërkesën e prokurorit të shtetit që të pandehurës t’i caktohet masa e paraburgimit dhe e njëjta të dërgohet për ekzaminim psikiatrik.

Gjykata kishte pasi kishte dëgjuar prokurorin e rastit dhe avokatin e të pandehurës kishte marrë vendim me të cilin caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje më së shumti prej një muaji.

KALLXO.com ka raportuar me 21 maj për vrasjen e 87 vjeçarit në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabirje Vokshi” në Gjakovë, ku M.R., i lindur më 1933 është gjetur pa shenja jete.

Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore, ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e viktimës i cili kishte lëndime në kokë dhe dorë.

Përveç viktimës, lëndime kishte edhe vajza dhe për këtë arsye ekziston dyshimi i arsyeshëm së vrasëse potenciale mund të jetë vajza”. kishte thënë Xhurkaj për KALLXO.com.

Gjakovë, gjendet i vdekur një person, dyshohet se e ka vrarë e bija