Gjakovë - Burg me kusht dhe gjobë për kontrabandim me migrantë - VIDEO

 

Bashkim Isufi nga fshati Bec i komunës së Gjakovës, u dënua me 2 vjet burgim me kusht për akuzën për kontrabandim me migrantë.

Ai nuk do ta vuaj këtë dënim nëse brenda 2 viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, ndërsa bashkë me dënimin ai mori edhe një gjobë prej 500 euro.

 

Ai akuzohej se e ka kontrabanduar drejt Italisë të dëmtuarin Agron Hoti.

Sot, Bashkim Isufi nuk erdhi për ta dëgjuar shpalljen e aktgjykimit të tij, por prezent ishte avokatja e tij Feride Xani.

Dje në Gjykatën e Gjakovës, Bashkim Isufi kishte pranuar aktakuzën e Prokurorisë.

Pranon fajin i akuzuari për kontrabandim me migrantë

Bashkë me Isufin në këtë rast i akuzuar është edhe Sali Krasniqi nga fshati Vilanc nga komunës e Vushtrrisë, por ndaj tij ishte veçuar procedura dhe i njëjti ishte dënuar pas pranimit të fajësisë.

Gjakovë – I akuzuari e pranon se ka bërë pazar për kontrabandim të një personi

Dy të akuzuarit që nga viti 2008 ishin ngarkuar me akuzën se për shumën prej 2,800 euro, kanë arritur marrëveshje që ta kontrabandojnë Agron Hotin, nga fshati Ratkoc i komunës së Rahovecit.

Gjakovë, urdhër arrest për të dëmtuarin në rastin e kontrabandës me migrantë

Sipas aktakuzës, në shkurt të vitit 2008 në Gjakovë, të akuzuarit Bashkim Isufi dhe Sali Krasniqi kishin marrë pjesë në kontrabandimin e migrantëve.

Aktakuza thotë se të akuzuarit janë takuar në një lokal në Gjakovë me të dëmtuarin Agron Hoti dhe vëllain e tij Arben Hoti, të cilët janë dakorduar që Agron Hotin ta dërgojnë në Itali, në këmbim të shumës prej 2,800 euro.

Aktakuza shpjegon se i dëmtuari Agron Hoti përmes mikut të tij Rrahman Gashi ia ka paguar shumën prej 400 euro si dhe një telefon mobil në vlerë prej 400 eurove.

Në këtë rast i dëmtuari rrugës për në Itali ishte ndaluar dhe ishte kapur nga ana e policisë boshnjake, në qytetin Velika Klladusha të Bosnjës.

Gjakovë: Paradite pranon fajin, pasdite dënohet për kontrabandë me emigrantë

.