Gjakovë- arsyetimi i Gjykatës për dënimin me kusht e gjobë për ish asamblistin e PDK-së

Ilir Beqiri, ish-asamblisti i PDK-së për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht, dënim ky i cili nuk do t’i zëvendësohet nëse nuk brenda 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale. Gjykatësi i rastit, Drilon Haraçia, të njëjtit ia kishte shqiptuar edhe gjobën prej 300 eurove.

Ilir Beqiri po ngarkohet me akuzën e mos raportimit ose raportimit të rrejshëm të pasurisë në kohën kur kishte qenë asambleist i PDK-së.

Sipas aktgjykimit të publikuar në faqen e gjykatës, gjykatësi Drilon Haraçia ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Si rrethanë lehtësuese, gjykata ka vlerësuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari dhe pendimin e tij.

Poashtu, gjykata ka vlerësuar edhe se i njëjti nuk ka qenë i dënuar më parë, profesionin e të akuzuarit, qëndrimin korrekt të tij dhe premtimin se në të ardhmen nuk do të kryej vepra tjera penale.

Ndërkaq, si rrethana rënduese në këtë rast gjykata ka nuk ka gjetur.

Ilir Beqiri, kishte pranuar fajësinë, duke thënë se është bërë një lëshim, e njëjta është bërë nga pakujdesia dhe neglizhenca.

“Kam menduar se te deklarimi i pasurisë duhet të paraqiten vetëm të hyrat publike dhe jo ato private, e gjithashtu nuk kam pasur ndonjë qëllim tjetër”, kishte thënë ish-asamblisti Ilir Beqiri.

Në këtë kishin kaluar 16 muaj nga mbajtja e seancës së fundit, e cila ishte mbajtur me datë 2 prill 2019.

Kjo gjë kishte ndodhur si pasojë fillimisht këtë rast e ka gjykuar gjykatësi Mentor Bajraktari, i cili nga departamenti i përgjithshëm ka kaluar në departamentin e krimeve të rënda, pastaj kishte filluar pandemia Covid-19 ku ishte ndërprerë mbajtja e seancave gjyqësore, ndërsa tashmë rasti ka kaluar te gjykatësi Drilon Haraçia.

Ish-asamblisti i PDK-së në Gjakovë, Ilir Beqiri, i cili po akuzohet për mos-raportim ose raportim të rremë të pasurisë, në fillim ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës, Ilir Beqiri po akuzohet se nuk ka bërë deklarim të pasurisë apo të ardhurave, e këtë duke e ditur që si këshilltar në Asamblenë Komunale në Gjakovë, duhej ta bënte.

Duke mos respektuar ligjin ai nuk i kishte dërguar të dhënat në afatin ligjor në Agjencinë kundër Korrupsionit në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se të dhënat e kërkuara për periudhën 1 Janar dëri më 31 Dhjetor të vitit 2016, nuk i kishte shënuar saktë.