Gjakovë, arrestohet pasi kanosi vajzën e axhës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se e ka kanosur vajzën e axhës së tij.

Viktima ka informuar Policinë se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i axhës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.