Gjakovë, arrestohen dy persona për mundësim prostitucioni

Dy burra janë prangosur për mundësim apo detyrim të prostitucionit.

Policia e Rajonit të Gjakovës, orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë arrestuar dy burra shqiptar pasi që të njëjtit i kishin mundësuar një personi tjetër që të kryej marrëdhënie seksuale me një grua të komunitetit egjiptian.

Ai që kishte njoftuar policinë ishte personi që i ishte mundësuar kryerja e marrëdhënies seksuale me gruan.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.