Gjakovë, arrestime e bastisje për vrasjen dhe plagosjen e prillit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar sot një të dyshuar për një plagosje që kishte ndodhur më 26 prill në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Atë ditë, 32 vjeçari L.G. nga fshati Meje i Gjakovës në Jahoc.

Sot Policia ka arrestuar 28 vjeçarin me inicialet Z.P. nga Jahoci, i cili ishte shoqëruar në polici dhe kishte pohuar se kishte kryer veprën në mënyrë aksidentale.

I njëjti po mbahet në ndalim policor për 48 orë.

Policia gjithashtu ka njoftuar se e ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit dhe ka konfiskuar një armë  automatike pa karikator e tipit AK-47, me numër serik 040847-87, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast; një armë tjetër automatike, e tipit AK-47 se bashku me një karikator me 15 fishekë me numër serik 0107917-90; si dhe 3 karikatorë me 76 fishekë.

Një i plagosur në Gjakovë, Policia jep detaje

Poashtu Policia në Gjakovë ka njoftuar për zhvillime të reja rreht hetimeve për vrasjen e 24 prillit.

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Nec të Gjakovës

Me urdhër  të Gjykatës kompetente ne shtëpinë e te dyshuarve D.P. dhe A.J. në fshatin Mejë gjatë kontrollit janë gjetur: një pistoletë EKOL frat magnum cal.9mm me nr.ser.EF-1391455  dhe karikatorë; 4 copë fishekë kal.762x39mm; 11 copë fishekë të llojit pistoletë TT; 1 gëzhojë e fishekut të llojit pistoletë duket të jetë TT-së; 8 copë fishekë TT; 15 copë fishekë 9x19mm; 4 copë fishekë të armës së gjatë nuk i dihet kalibri; 4 copë fishekë kalibër 9x18mm; 1 copë fishek 47.65mm; 3 copë fishekë 7.62x39mm dhe dy krehër për fishekë; 1 gëzhojë e armës se gjatë nuk dihet  kalibri; 1 copë fishek kalibër 9mm; 1 copë fishek 7.62×39 mm, dhe 1 fishek 7.65mm; 3 copë fishekë 9mm, 3 copë fishekë 7.65mm dhe 1 fishek 7.62x39mm; Këllëf i armës së shkurtë më ngjyrë të zezë; 21 copë fishekë kalibër 7.62x39mm; 7 copë gëzhoja të pistoletës kalibër i pa njohur; 25 copë gëzhojë te pistoletës kalibër i pa njohur  duken te jen te armës me gaz; 53 copë gëzhoja 7.62x39mm; Karikator dhe 4-fishekë kalibër 7.65mm; 10 copë fishekë të armës se gjatë nuk i dihet kalibri; 44 copë fishek të llojit pistoletë TT  dhe 5 krehër të fishekëve.

Pas intervistimit, me urdhër te Prokurorit kujdestar, i dyshuari D.P. është ndaluar në ndalim policor prej 48 orësh ndërsa i dyshuari A.J. është liruar në procedurë të rregullt.

Vritet një 22 vjeçar në Gjakovë