Gjakovë, 6 të dyshuarit për organizim të bixhozit të paligjshëm lirohen nga arresti shtëpiak

Gjykatësja e procedurës paraprake Ilirjana Hoti, me kërkesën e Prokurorisë së Gjakovës ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak ndaj gjashtë të dyshuarve për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në këtë rast të dyshuarit janë I.B., B.M., V.P., A.SH., J.B., B.S.

Në aktvendimin gjykatës thuhet se kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Pasi që të gjithë të pandehurit janë dëgjuar pranë Prokurorisë dhe janë deklaruar për veprën që dyshohen, andaj nuk ekziston rreziku i ikjes së tyre apo ndikimi në dëshmitar, thuhet në arsyetimin e Gjykatës se Gjakovës.

Muajin e kaluar me datën 11 korrik ishte caktuar arresti shtëpiak ndaj të njëjtëve.

Arrest shtëpiak për 6 të dyshuarit për bastoret në Gjakovë

Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

 

Prokurori kërkon arrest shtëpiak ndaj të dyshuarve për bastet ilegale në Gjakovë

.