Gjakovë - 6 muaj burgim për ish-zyrtarin e gjendjes civile, dënimi i kthehet në gjobë

Shkelzen Ahmeti, ish-zyrtar i gjendjes civile, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumentit zyrtar, u lirua nga akuza e keqpërdorimit.

Ndërsa, sa i përket veprës penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, gjykata ricilësoi nga falsifikimi i dokumentit në legalizim i përmbajtjes së rreme.

Për këtë vepër të legalizimit të përmbajtjes së rreme gjykata e dënoi me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendwsua me gjobë në shumë prej 4 mijë euro.

Ky dënim iu obligua të paguhet në afat prej një muaji.

Arsyetimi i gjykatës për lirimin e tij nga akuza e keqpërdorimirit shte që i akuzuari nuk kishte të bënte me regjistrimin e tij në Gjakovë, për shkak se regjistrimi i tij ishte bërë në zyrën e gjendjes civile në Deçan, ndërsa sa i përket veprës së legalizimit të pëmbajtjes së rreme, gjykata tha që në bazë të faturës së KEDS-it e ka futut në sistem adresën e tij.

Prokuroria pretendon se Shkelzen Ahmeti, personit N. N., duke mos ia verifikuar të dhënat personale, të njëjtat ia vërteton se kinse quhej Bujar Vishaj, dhe të njëjtit më pas i është mundësuar që të pajisjet me dokumente personale tek zyrtarët tjerë.

Gjakovë: I afrohet fundi gjykimit të ish-zyrtarit të gjendjes civile

I akuzuari ishte ballafaquar me dëshmitarë.

KALLXO.com ka raportuar edhe kur i njëjti rast ishte shtyrë.

Një seancë është mbajtur në muajin mars dhe e njëjta kishte dështuar për shkak të mungesës së dëshmitarëve.

Ish-zyrtari i gjendjes civile në Gjakovë, Shkelzen Ahmeti, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës Shkelzen Ahmeti po akuzohet se personit deri më tani të panjohur, i’a vërteton të dhënat personale se kinse personi në fjalë quhej Bujar Vishaj, banues në Gjakovë.

Në aktakuzë thuhet se është vepruar në kundërshtim ligjin për vendbanimin dhe vendqëndrimin.

Aktakuza shpjegon se të njëjtën ditë të njëjtit person i’a lëshon ekstraktin, me të cilën i mundësohet që në zyrën e Regjistrimit Civil, me të dhënat e rrejshme të vërtetuara nga i akuzuari, të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer.

Shkelzen Ahmeti po akuzohet edhe për falsifikim të dokumentit zyrtar, pasi që të njëjtin ekstrakt të lëshuar me të dhëna të rrjeshme, e kishte vërtetuar me nënshkrimin e tij dhe vulën zyrtare- thuhet në aktakuzë.

Këto veprime, pretendohet se kanë ndodhur në muajin maj të vitit 2016.

Ky rast kishte dështuar edhe disa herë të tjera.

Shkelzen Ahmeti, tashmë zyrtar i emergjencave në seancën e kaluar nuk kishte ardhur pranë gjykatores në Gjakovë.