ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Gardiani detyroi të burgosurin e sëmurë të punojë, Prokuroria jep detaje

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka njoftuar se një i burgosur në burgun e Dubravës, ka raportuar se edhe pse i sëmurë është detyruar me forcë nga gardiani i burgut, që të del në zonën e punës.

Prokuroria e Pejës pas pranimit të informatës ka hapur rast lidhur me këtë çështje.

“Prokurori i shteti për këtë çështje ka hapur rast në drejtim të veprës penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike ndaj zyrtarit të shërbimit korrektues të burgut të Dubravës”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë Shkodran Nikçi.

“Për ndriçimin e kësaj çështje do merren të gjitha masat e nevojshme hetimore”, tha zyrtari për informim i Prokurorisë Shkodran Nikçi për KALLXO.com.

Dubravë, një i burgosur i sëmurë detyrohet të punojë

.