Ilustrim

Futi me dhunë një grua në veturë, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Gjakova është arrestuar pasi i njëjti ka futur me dhunë në veturën e tij një grua.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më 21 janar, gjysmë ore para mesnatës.

“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti kishte futur me dhunë në veturën e tij viktimën”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Tutje është treguar se me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si shtrëngim.