Shpallja e aktgjykimit për Abedin Berishën FOTO: KALLXO.com

Fushë Kosovë, dënohet për kuletën e vjedhur para gjashtë viteve

500 euro gjobë dhe dy vite burg me kusht i janë shqiptuar Abedin Berishës, i akuzuar për vjedhjen e kuletës.

I akuzuari është shpallur fajtor për vjedhje duke bërë kështu ricilësimin e veprës penale ngase i njëjti nga prokuroria akuzohej për grabitje.

Kësisoj, Berisha nuk do ta vuaj dënimin me burg nëse në afat prej dy viteve nuk kryen vepër të re penale.

Prokuroria e akuzonte se në prill të vitit 2013, Abedin Berisha së bashku me të miturin H. T. ka përvetësuar pasuri të huaj të luajtshme më qëllim të përfitimit kundërligjor.

Në bazë të aktakuzës derisa e dëmtuara B. Muqolli ishte duke lëvizur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Fushë-Kosovë së bashku me fëmijën e saj, i pandehuri Abedin Berisha i është afruar e ka goditur pas shpinës, ia ka përdredhur dorën e djathtë me ç ‘rast ia ka marrë kuletën në të cilën e dëmtuara Muqolli kishte pasur rreth 100 euro dhe menjëherë ka ikur në drejtim të panjohur.

Në seancën e fundit gjyqësore, Berisha kishte thënë se e ka pranuar fajësinë pasi sipas tij ishte rrahur nga policia.

I akuzuari për grabitje: Prej tute e pranova fajin sepse më rrahën policia