Foto-Ilustrim

Zbulimi i Policisë, në banesën në Fushë Kosovë kultivohet drogë

Gjatë bastisjes së banesës së një personi njësitit policor ka gjetur dhe sekuestruar 12 bimë të madhësive të ndryshme që dyshohet se janë “kanabis sativa”.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë rreth orës 01:05.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.