Foto: Ilustrim

Fotografi të armës së konfiskuar nga policia në Klinë

Aksioni i policisë së ditës së djeshme ka rezultuar me një person të arrestuar, një armë, 10 copë fishekë, një sprej gazlotsjellës, një thikë dhe një automjet.

Aksioni ishte kryer ditën e djeshme në Klinë nga njësite policore të ndryshme si dhe Administrata Tatimore e inspektorë të punës.

Cak i këtij aksioni ishte lokalet e natës të cilët nuk respektojnë orarin e punës.

Gjithashtu policia ka njoftuar se janë kontrolluar 13 lokacione.

Më poshtë u sjellim armën dhe fishekët e konfiskuar në aksion.

Arma e konfiskuar së bashku me fishekë, Foto: Policia e Kosovës
Arma e konfiskuar së bashku me fishekë, Foto: Policia e Kosovës

Gjatë implementimit të planit inspektorët kanë filluar me procedurë mbi shkeljet e supozuara – si mos përdorim i arkave fiskale, mos lidhja e kontratave me punëtoret, e shkelje te tjera.