IPK godet grupin, polici pjesë e grupit të kazinove të Gjakovës

Një operacion i gjerë i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është zhvilluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë.

Në këtë operacion që është zhvilluar në orën 2 të mëngjesit, shënjestër ka qenë një pjesëtar i Policisë për të cilin KALLXO.com mëson se dyshohej se përfitonte shuma të mëdha parash nga aktiviteti i bixhozit.

Bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga operacioni i arrestimit ku shihen ambientet ku zhvilloheshin takimet dhe luheshin lojëra të pokerit e lojëra në aparate të ndaluara me ligj në Kosovë.