Fotografi ekskluzive nga aksioni i IPK-së në veri në arrestimin e zyrtarëve policorë

KALLXO.com ju sjellë fotografi ekskluzive nga aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës, nën urdhrat e Prokurorisë Speciale të Kosovës në veri të Mitrovicës.

Cak i këtij aksioni të gjerë janë zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në vepra penale, si keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

Burime të Kallxo.com bëjnë me dije se cak i operacionit që është duke u zhvilluar në veri të vendit është një Toger, komandant i Stacionit të Policisë Kufitare në Zubin Potok, një Rreshter dhe një udhëheqës ndërrimi.

KALLXO.com mëson se ky aksion është duke u zhvilluar si përpjekje për luftën e organeve të rendit ndaj kontrabandës në veri të Mitrovicës.

Operacioni ka nisur para pak çastesh dhe është pjesë e operacionit në luftimin e kontrabandës.

Kallxo.com mëson se operacioni është duke u kryer me urdhërat e prokurorisë Speciale.

Cak i arrestimeve janë zyrtarë të Policisë të dyshuar për korrupsion.

KALLXO.com do ju mbaj të informuar lidhur më aksionin i cili është duke vazhduar ende.

FOTO – Aksioni në veri të Mitrovicës – 24.10.2019

Dëshmi për lidhjet e policisë me kontrabandën në veri

.