Ilustrim

FOTO - Sekuestrohet një revole me municion në një veturë me targa të huaja

Në kuadër të veprimtarisë operative që po kryen policia e rajonit të Prishtinës, dje rreth orës 22:30, në  fshatin Milloshevë të Obiliqit, ka ndaluar veturën BMW me targë të huaj.

Policia ka njoftuar se në këtë veturë kanë sekuestruar një revole, tetë copë fishekë, një karikator, dhe shkop druri.

I dyshuari, H. A, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Personat e tjerë që ishin prezent në veturë janë intervistuar në cilësinë e rekomanduar nga prokurori i shtetit.