FOTO - Gjykata e Prizrenit mban seancën e parë online

Pandemia ka ndërruar edhe formën e mbajtjes së seancave gjyqësore.

Kjo pasi që tashmë kanë filluar të mbahen seancat e para online, pa praninë e palëve në Gjykatë.

Në Gjykatën e Prizrenit, është mbajtur seanca e parë në formën online, saktësisht në departamentin civil , e udhëhequr nga gjyqtari Gëzim Shehu, kurse natyra e lëndës ka qenë shkurorëzimi, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Seancat online janë duke u organizuar me mbështetje të USAID-it në kuadër të programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë.