Foto: Ilustrim

Ferizaj: Policia godet bizneset e prostitucionit

Një burrë dhe dy gra janë arrestuar nën dyshime se janë përfshirë në mundësim apo detyrim në prostitucion si dhe ofrim i lokaleve për prostitucion.

Të arrestuarit me inicialet Sh.L (1985) G.I(1995) dhe A. Gj( 1991) janë arrestuar në rajonine  Ferizajt

Sipas policisë njëra nga të arrestuarat është shtetase e Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje.