Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Ferizaj - Paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosje

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F. L.

Ai po dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes në vazhdim, vepër kjo e ndaluar me ligj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton Gjykata.

Tutje thuhet se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedurës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit”, përfundon njoftimi i Gjykatës.