Ferizaj: Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për narkotikë

Prokuroria e Ferizajt, njofton se më 26 mars rreth orës 21:45, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet K.S. në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kishte poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 88.7 gram, të cilën e kishte pasur me qëllim shitje dhe shpërndarje tek personat e ndryshëm,

Sipas prokurorisë, i dyshuari do të kryente veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,

Ndërsa sot, Prokuroria njoftoi se ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Ferizajt ndaj këtij personi të dyshuar.

Prokuroria e Ferizajt njofton opinion se “edhe përkundër situatës së krijuar në vend lidhur me virusin Covid 19, vazhdon punën e saj dhe mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e krimit.”