Ilustrim

Ferizaj - Arrestohet për fajde një person

Prokuroria e Ferizajt njofton se dje rreth orës 18:00, është ndaluar një person me inicialet E. H. nga Ferizaj në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti që nga dhjetori 2018 e deri në prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove.

Siç njofton Prokuroria ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja”.