Ferizaj, arrestohet një grua për kallëzim të rremë në lidhje me burrin e saj

Një grua është arrestuar nën dyshimin për kallëzim të rremë në Polici.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, dje rreth orës 15:00.

Sipas PK-së, ajo e kishte njoftuar Policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj.

Gjatë hetimit të rastit, sipas raportit policor është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.