Foto: Ilustrim

Falsifikoi dokumentet dhe fitoi tenderin me vlerë mbi 900 mijë euro, arrestohet

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për mashtrin dhe keqpërdorim në prokurimin publik.

Policia ka njoftuar se dje është bërë arrestimi i këtij personi,  nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte falsifikuar disa dokumente dhe përmes kompanisë së tij, kishte arritur të fitojë tender për renovimin e një objekti me vlerë 998 mijë e 800 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.