Foto: Facebook/Policia e Shtetit

Fajdetë në Prizren, Prokuroria: I dyshuari i kërkoi të dëmtuarit 50 mijë euro ose ta lëshojë shtëpinë

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për fajde.

Aksioni i Policisë i datës 16 dhjetor ka rezultuar me arrestimin e I.M. dhe M.M., të cilët dyshohen për veprën penale – fajde.

KALLXO.com ka raportuar se dje gjatë ditës prokurorja Arijana Shajkovci ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për fajde e detyrim

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë kërkuar nga i dëmtuari që “ose të  paguajë shumën e të hollave prej 50 mijë euro, ose duhet ta lëshojë shtëpinë e tij”.

Andaj, sipas Prokurorisë, të gjitha veprimet e të dyshuarve tregojnë arsyen e qartë se vepra penale mund të përsëritet nëse të njëjtin lihen në liri, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është masa e sigurt për të vazhdar me procedurën hetimore pa pengesa.

Mbi 14 mijë euro dyshohet të jetë shuma që një burrë nga Prizreni kishte paguar si kamatë për borxhin prej 37 mijë eurosh.

Dosja e Prokuroria: Sa para fituan nga fajdet vëllezërit nga Prizreni?

Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit I.M. dhe M.M., vëllezër, dyshohen të kenë kryer vepra penale të fajdesë.

Dosja e Prokuroria: Sa para fituan nga fajdet vëllezërit nga Prizreni?

I dyshuari I.M. dyshohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit dhe ka kontraktuar me të dëmtuarit dhënien e një borxhi fillestar prej 3.000 euro, e më pas gjatë muajit shtator ka kontraktuar një borxh në total shumën  prej 37 mijë euro.

Prokuroria konsideron se i dyshuari I.M. ka kryer veprën penale – fajde sepse i dëmtuari për marrjen e këtij borxhi ka paguar kamatë në vlerë të përgjithshme prej 14.700 euro.

Ndërsa i dyshuari M.M. sipas Prokurorisë fillimisht kishte kontraktuar me të dëmtuarin shumën e borxhit në lartësinë prej 5.000 euro me normë mujore të interesit prej 25 %.

Ndërsa i dëmtuari B.Q. për borxhin e marrë në shumën totale prej 10 mijë eruro ka paguar kamatë në vlerë të përgjithshme prej 11.250 euro.