Pallati i Drejtësisë, Prishtinë. Foto: BIRN.

Publikimi i rremë për zyrën e pagesave në Gjykaten e Prishtinës

Indeksonline – Gjykata Themelore Prishtinë, asnjë punëtorë në… | Facebook

Një fotografi e shkrepur brenda Gjykatës së Prishtinës është përdorur për të ngritur akuza se në gjykatë shërbimet nuk po ofrohen gjatë orarit të punës.

Portali Indeksonline më datë 29.07.2024 ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Gjykata Themelore Prishtinë, asnjë punëtorë në arkën e pagesave, karriget bosh në orarin e punës  Drejtësia në Kosovë ”.

Artikulli i publikuar nga portali është bazuar vetëm në një fotografi dhe nuk ka një verzion zyrtarë të Gjykatës nëse në kohën e shkrepjes ishte duke u punuar në Gjykatë apo jo.

Arka e pagesave është një shërbim të cilin gjykatat e ofrojnë sipas detyrës zyrtare dhe në të arkëtohen pagesat për shërbimet e gjykatës. Sipas orarit të gjykatës ky shërbim funksionon deri në orën 15:00 me kohën e pauzës.

“Njoftimi është në hyrje të objektit A, aty ceket orari i punës me palë, nga ora 08:30 – 15:00”- thuhet tutje në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës e cila ka treguar për oraret e punës me palë. 

Verifikuesit e fakteve më datë 13.08.2024 kanë kërkuar nga Gjykata e Prishtinës të verifikoj nëse shërbimi i arkës më datë 29.07.2024 ka funksionuar pa ndërprerë brenda këtij orari. 

Gjykatës i është kërkuar që të ekzaminoj kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse punonjësi i caktuar në detyrë ka qëndruar në vendin e tij të punës.

“Gjatë ekzaminimit të kamerave të sigurisë është vërtetuar se punonjësi ka qëndruar në vendin e tij të punës”- thuhet në përgjigjen e gjykatës të pranuar më datë 15.08.2024.

Në të njëjtën përgjigje Gjykata ka konfirmuar se në kamerat e sigurisë kanë arritur të identifikojnë personin i cili ka shkrepur fotografinë.

Ju njoftojmë se bazuar në pamjet e siguruara përmes kamerës së sigurisë vërehet se në objektin A të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nga një palë është shkrepur një fotografi në ora 15:46 min. Fotografia është shkrepur në pjesën ku gjendet arka, për të cilën besohet lehtë se bëhet fjalë për foton që është publikuar në portalin Indeks Online më datë 29 korrik 2024”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës.

Shërbimet e pagesave në gjykatë janë shërbime të zakonshme dhe lehtë të procedueshme për shkak se në to nuk pritet në radhë dhe nuk ka procedura të koklavitura.