Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Pretendimi i pambështetur që një person e ndërpreu punën e tërë gjykatës 

07.05.2024 në portalin Indeksonline është publikuar një video (arkiva) nga një gjykim i cili është zhvilluar në Gjykatën e Prishtinës me mbishkrimin: “Krejt Gjykata e priti për një orë. E në fund përsëri nuk u erdhi trupit gjykues. Kush është i akuzuari që e “silli” sot një gjykatë?”.

Materiali i cili ka marrë mbi 41 mijë shikime në rrjetin social Facebook paraqet të dhëna të pasakta të ngjarjeve për të cilat thirret.

pretendon se një person e ka obliguar Gjykatën e Prishtinës ta pres për një orë duke e ndalur punën.

Verifikuesit e fakteve kanë kontrolluar nëse në ditën në fjalë tërë gjykata e ka ndërprerë punën për të pritur personin në fjalë.

Të dhënat nga platforma ‘gjyqësori të hapur’ tregojnë se me atë datë janë mbajtur të paktën 6 seanca gjyqësore të cilat nuk janë shtyrë dhe nuk kanë pasur pritje për shkak të vonesës së dikujt. 

Në verifikimet e mëtutjeshme verifikuesit e fakteve kanë kontrolluar rrjedhën mbi të cilën është bazuar lajmi në fjalë.

Në veprimet e gjykatës është konstatuar se nuk ka pasur pritje por veprime ligjore të cilat nevojiten të ndërmerren në situata kur të akuzuarit mungojnë në gjykatore.

Në një përgjigje për Kallxo.com Gjykata e Prishtinës ka shpjeguar rrjedhën e procedurës në këtë rast. 

Sipas gjykatës i akuzuar i cili ka munguar ka qenë Kastriot Balakaj. Ndaj tij gjyqtari i  çështjes ka ndërmarrë veprimin për ta veçuar procedurën për shkak të mungesës së tij në gjykatore.

Tutje Gjykata ka konfirmuar se lidhur me këtë rast, gjykimi në atë ditë pra më 07.05.2024 kishte vazhduar të mbahet për pjesën tjetër të të akuzuarve Husnija Hadzoviq, Binak Baxhoviq, Haxhi Zekaj, Gëzim Gjoka, Bali Lumi, Selim Krasniqi, Diamant Ramshaj, Orhan Bajrami, Bujar Kastrati, Shkëlqim Sinani, Refket Kadriaj dhe Hisni Bytyqi.

“I akuzuri ka munguar, lënda ndaj tij është veçu, është lëshuar urdhëresë për Policinë e Kosovës. Seanca ndaj tij është mbajtur tjetër ditë. Seanca e caktuar për Blakajn, tjetër ditë ka vazhduar ndërsa i akuzuari në fjalë nuk ka pranu fajësinë dhe është sjellë nga Policia”- është përgjigja e Gjykatës së Prishtinës për Kallxo.

Gjykata madje ka konfirmuar se po atë ditë, seanca ka vazhduar tutje për grupin tjetër të të akuzuarve, pasi ishte marrë vendimi për veçimin e procedurës për Kastriot Blakajn.

“Atë ditë ka vazhduar dhe është mbajt gjykimi pasi që vetëm Blakaj ka munguar. Pjesa tjetër e të akuzuarve kanë pranuar fajësinë (me përjashtim të njërit të akuzuar për të cilën është veçuar lënda) dhe rasti ka përfunduar për pjesën e të akuzuarve që kanë pranuar fajësinë”- thuhet tutje në përgjigjen e Gjykatës.

Kodi i procedurës penale të Kosovës, e parasheh që të akuzuarit me veprimet e tyre mund të mos paraqiten para gjykatës për mbarëvajtje të procesit të rregullt të gjykimit, andaj ka paraparë plotë tetë masa me të cilat siguron praninë e të akuzuarit në procedurë penale. 

Thirrja, urdhërarresti, premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania, arresti shtëpiak dhe paraburgimi, janë masat ligjore përmes aplikimit të të cilave Gjykata siguron një gjykim të rregullt.

Renditja e masave të specifikuara si më lartë janë bërë nga masa më e lehtë deri te ajo më e rënda e cila konsiderohet masa e paraburgimit. 

Këto masa pos që kanë qëllim sigurimin e personit në procedurë penale janë masa siguruese me të cilat parandalojnë që vepra e filluar (e pa përfunduar) të mos kryhet, të mos zhduken provat e rastit dhe të mos ndikohet në dëshmitarë.

Të gjitha masat e lartcekura janë të listuara në nenin 171 paragrafi 1, i kodit të procedurës penale.

Sipas nenit 302 të kodit të procedurës penale parashihet që në rast se mungon i akuzuari lëshon urdhërarrest, madje i jepet mundësia gjyqtarit që ta shtyj seancën për një datë tjetër.

“Pa paragjykuar nenin 303 të këtij Kodi, kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues për të akuzuarin lëshon urdhërarrest në pajtim me nenin 173 të këtij Kodi. Kur i akuzuari nuk mund të sillet menjëherë, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues e shtyn shqyrtimin gjyqësor dhe urdhëron që i akuzuari në seancën e ardhshme të sillet me forcë ose në të kundërtën nxjerr aktvendim për pezullimin e procedurës penale, derisa i akuzuari të sjellët në gjykatë. Kur i akuzuari e arsyeton mungesën para arrestimit të tij, gjyqtari i vetëm gjykues..”- thuhet në neni n302 paragrafi 1