Ekstradohet nga Italia i dyshuari për vrasje të para 18 viteve

Prokuroria e Ferizajt bëri të ditur se të dielën, rreth orës 16:30, është ndaluar një person nga Hani i Elezit në kohëzgjatje prej 48 orësh,

I njëjti është arrestuar me urdhër-arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga Italia në Kosovë, nën dyshimin se më 9 shtator 2002, ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë dhe Vrasje e rëndë.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën e Ferizajt.