Edhe një i arrestuar për shitje të diplomave false

Është arrestuar edhe personi i pestë nën dyshimin për falsifikim dhe shitje të diplomave në operacionin e ndërmarrë nga Prokuroria e Prizrenit.

I dyshuari është nga Podujeva përderisa është arrestuar nga Policia në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme, nën drejtimin e Prokurorisë së Prizrenit, Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë bastisjesh e arrestimesh.

Operacioni është zhvilluar në Prishtinë dhe Prizren.

Më herët prokurori Petrit Kryeziu ka konfirmuar për KALLXO.com se 4 persona janë arrestuar ndërsa janë bastisur 7 vende.

Personat dyshohet se shisnin diploma të shkollave të mesme ndërsa janë kapur në flagrancë duke shitur disa te tilla.

Gjatë operacionit janë konfiskuar vula e diploma.

Shkatërrohet rrjeti i falsifikimit të diplomave