Edhe gjilanasi i dytë merr 30 ditë paraburgim si i dyshuar për dhunim të së miturës

Gjykata në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit edhe për të pandehurin e dytë Sh. H., duke i caktuar 30 ditë paraburgim.

Edhe SH.H., dyshohet për vepren penale të dhunimit së bashku me të pandehurin Sh. J., të cilit dje Gjykata i caktoi gjithashtu 30 ditë paraburgim.

Gjykata njofton se i pandehuri Sh. H., dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryejë akt seksual në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e kishte bërë edhe shoku i tij Sh. J.

 ”Me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Gjykata.

Gjykata ka gjetur se paraburgimi është masa adekuate për të dyshuarin në këtë fazë të pricedures.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykates.

Gjykata njoftoi palët se kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Kallxo.com edhe dje ka raportuar lidhur me caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit tjeter SH.J., i cili është i përfshir në këtë rast.

Dosja e Prokurorisë: Gjilanasi abuzoi seksualisht me të miturën dhe e detyroi të abortojë