E ‘tradhtojnë’ lotët të akuzuarin që pranoi fajin për terrorizëm
Berat Qamili nuk arriti t’i mbajë lotët kur pranoi fajisin për akuzën për terrorizëm para gjykatësës Albina Shabani – Rama.
Përvec pranimit të fajësisë, Qamili shprehu edhe pendimin për vepër që akuzohet.
“Kam gabuar, e ndjej vetën fajtorë për veprën penale për të cilën akuzohem”, tha ai me lot në sy, pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja speciale, Merita Bina- Rugova.
Prokuroria po e akuzon Berat Qamilit se gjatë vitit 2017, në vazhdimësi, përmes rrjetit social “facebook” me anë të postimeve të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive, ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”.
Prokurorja Merita Bina Rugova tha para gjykate se janë plotësuar të gjitha kushtet për pranimin e fajësisë.
Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gazmend Ismaili tha se pas konsultimit të mjaftueshëm me klientin e tij i njëjti e pranon fajësinë.
Ai i propozoi Gjykatës se me matjen e dënimit të ketë parasysh rrethanat lehtësueses, siç janë mosha e re e të pandehurit, bashkëpunimi i përgjithshëm me policinë dhe gjykatën.
Më pas gjykatësja Albina Shabani – Rama e ka bërë aprovimin e ‘pranimit të fajësisë’, ku deklaroi se ky pranim është bërë me vullnet të plotë dhe i mbështetur në faktet dhe provat që gjenden në shkresat e lëndës.
Kurse shpallje e aktgjykimit në këtë rast do të bëhet më 30 gusht.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë më 17 janar 2018 ndaj Berat Qamilit.
Sipas aktakuzës i akuzuari Berat Qamili ka përkrahur haptazi veprimet terroriste të organizatës “ISIS”. Tutje sipas aktakuzës ai kishte shpërndarë fotografi të ushtarit të “ISIS”-it , si dhe postimin me përmbajtje “qofshin të poshtëruar kush do që ngrit këto sorra mbi shtëpitë e tyre”, ku është shtiza me flamurin kombëtar.
Më pas me punën operative të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me datën 20.12.2017, Qamili është arrestuar.
Aktakuza Qamilin e ngarkon me veprën penale “bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj,