Prokuroria Themelore në Pejë

Dyshohet se e goditi gruan me bisht të lopatës, prokuroria kërkon paraburgim

Një burrë dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes pasi që e ka goditur disa herë me bisht të lopatës.

Me këto veprime i njëjti dyshohet të këtë kryer veprën penale të dhunës në familje.

Prokuroria e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Qavolli tha se rasti ka ndodhur në fshatin Dragolevc të Istogut.

“Prokuroria ka parashtruar kërkesë për paraburgim, i dyshuari momentalisht është në ndalim” tha Qavolli.

Pejë në kohën e COVID 19, dyfishohen rastet e dhunës në familje