Dy të akuzuar për terrorizëm lirohen nga Gjykata e Prishtinës
Gjykata e Prishtinës, i ka liruar nga akuza Kreshnik Maqanin dhe Leonard Trepçën, të cilët akuzoheshin se udhëtuan drejt Sirisë për qëllime terrorizmi.
Gjykatësja Shadije Gërguri, e cila bëri shpalljen e aktgjykimit deklaroi se në mungesë të provave dy të akuzuarit lirohen nga akuza.
Sipas aktakuzës, Kreshnik Maqani dhe Leonard Trepça, dyshoheshin se kanë udhëtuar për qëllime terrorizmi, dhe se më 2 shtator 2019, përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit, e kanë lëshuar Kosovën.
Sipas Prokurorisë ata dyshoheshin se kanë udhëtuar për në Stamboll, me qëllim që të shkojnë në Siri dhe t’u bashkëngjiten organizatave terroriste që veprojnë atje, ku kanë qëndruar deri më 6 shtator 2019.
Aktakuza thekson se të njëjtit pasi janë zënë nga autoritetet turke në kufirin Turqi-Siri janë arrestuar dhe më 17 dhjetor 2019 u janë dorëzuar autoriteteve të Kosovës.
Me këtë Maqani the Trepça akuzoheshin se e kanë kryer veprën penale – udhëtimi për qëllime terrorizmi.
Prokuroria kërkon dënim për dy të akuzuarit që udhëtuan drejt Sirisë për “qëllime të terrorizmit”