Dy shtetas të Serbisë ndalohen duke kontrabanduar domate në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar mbrëmë rreth orës 22:00 duke transportuar domate.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit me një furgon po transportonin rreth 600 kilogramë domate pa dokumentacion përcjellës.

Këta dy të dyshuar janë ndaluar në Leposaviq.

Me vendim të prokurorit rasti iniciohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si tregti e ndaluar.