ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Dy grabitje nëpër Xhamitë e Prishtinës

Dy raste të vjedhjeve të rënda kanë ndodhur në Xhamia në rajonin e Prishtinës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur në ora 4 e 30 të mëngjesit, ndërsa rasti tjetër në ora 10 e 39.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë, në të cilën saktësohet që rasti ka ndodhur në orët e para të shtunës.

Edhe rasti i dytë ka ndodhur në të njëjtën ditë.

“Është raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit fetar (xhamisë) dhe nga aty kanë vjedhur arkën me para te gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.