Dy burra rrihen mes vete në Han të Elezit

Janë arrestuar dy burra pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë rrahur mes vete.

Incidenti ka ndodhur dje në Han të Elezit në orën 19:00

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në ambulancën e Hanit të Elezit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.