Dy aksidente me të lënduar në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Dy aksidente trafiku me lëndime trupore kanë ndodhur rreth orës 18:15 në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në km 36 drejtimi Suharekë-Malishevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidentet kanë ndodhur brenda një kohë të shkurtër të dyja.

Të përfshira kanë qenë tri vetura dhe një kamionët.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha për KALLXO.com ka konfirmuar se në të dy rastet janë të lënduar 6 persona te cilët edhe kanë marr trajtim mjekësor në Prizren.

Sipas tij, njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë se Kosovës është marr me rastet dhe kane kryer procedurat e nevojshme ligjore.

Apelojmë tek te gjithë pjesmarrsit ne trafik, ne veqanti tek drejtuesit e automjeteve qe te respektojnw rregullat e trafikut, perfshire ketu, kufizimin e shpejtsisë dhe mbajtjen e distancës ndërmjet automjeteve, ne menyre qe te shmangen aksidentet e tilla apo rrezikimi i sigurisë së pergjithsme ne trafik. Policia e Kosovës ndaj të gjithë atyre qe bien ndesh me rregullat ne trafik po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze”, ka thënë Hoxha.